Infermierët e Qendrës Shëndetësore në Vaun e Dejes kanë dalë me një deklaratë ku shprehen se pacienti i konfirmuar me koronavirus nga Spitali i Shkodrës kishte qenë për vizitë tre herë më radhë pranë qendrës së tyre ku herën e fundit ishin ngjall;ur dyshimet se kishte COVID-19.
Stafi ka kontaktuar Urgjencën Kombëtare dhe kjo e fundit ju ka kërkuar ta dërgojnë në shtëpi, ndërsa pacianti pas testit që i është nënshtruar në Shkodër, ka rezultuar p;ozitiv.
Stafi i qendrës shëndetësore thekson se pavarësisht se e kanë kërkuar me insistim, nuk u është dhënë tampon personalit mjekësor dhe shtojnë se rrezikojnë familjet e tyre dhe pacientët e tjerë pasi mund të jenë infektuar.
Reagimi i plotë:
Jemi infermier. E ne asnje moment nuk kemi refuzuar daljen ne pune sepse keshtu jemi betuar ,te sherbejme pa e kursyer veten tone. Por te na fshihet puna qe bejme kete nuk e kishim imagjinuar dot.. jemi infermeret e urgjences ne qendren Shendetesore Vau Dejes. Pacienti i identifikuar me covid-19 nga Vau -Dejes . Eshte paraqitur 3here ne urgjencen tone me temp te larte. Eshte pritur ne stafi i urgjences se Vau -Dejes, ka marre sherbim shendetesor tek ne nga mjeku i urgjences diten e pare dhe nga infermieret(pa veshje mbrojtese). U paraqit diten e 2 serish me temp te larte dhe ka marre sherbim serish nga infermieret e turnit. U paraqit pas dy ditesh per here te 3 serish ne urgjencen e Vau-Dejesit me temp 39. Nga ku eshte telefonuar nga personeli 127 si rast dyshues. Dhe me urdher te 127 eshte nisur ne shtepi. Pastaj eshte paraqitur ne Shkoder nga ku eshte diagnostikuar me covid-19. Mos i fshihni kontaktet qe pacienti ka pasur me personelin. Mos e fshihni punen e infermiereve te urgjences se Vau-Dejesit.Mos refuzoni tamponin e personelit. Na pajisni me veshjet e duhura. Covid-19 po i prek te gjithe. Nuk kane faj familjet tona.Nuk kane faj pacientet e tjere qe ne ti infektojme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)