Konsumimi i një luge vaj ulliri në ditë ju ndihmon që të jetoni më gjatë, sipas ekspertëve.
Vaji i ullirit, një element kyç i dietës mesdhetare për një shëndet të mirë, prej shumë kohësh rekomandohet si shumë i dobishëm për shëndetin.
Mjekja Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kellow thonë se vaji i ullirit ju shton disa vite në jetën tuaj, raporton Daily Mail. Ata thonë se përbërësi i zakonshëm i gatimit përmban antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë për të parandaluar ose ngadalësuar rritjen e kancerit si edhe për të zvogëluar rrezikun e sulmeve të zemrës apo goditjeve në zemër, disa prej vrasësve më të zakonshëm në botë.
Vaji i ullirit ka shumë kalori, kështu që duhet të përdoret me kufizim. Mjekët sugjerojnë një lugë gjelle në ditë.
Gjithashtu përmban shumë vitaminë E që mban lëkurën dhe sytë të shëndetshëm si edhe forcon sistemin imunitar.