10:11 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Konsultim kombëtar për të gjetur zgjidhje”, Rama zbulon 3 pikat për krizën energjitike (Ftesa për PD-në)

16:52 | 09/10/2021
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Konsultim kombëtar për të gjetur zgjidhje”, Rama zbulon 3 pikat për krizën energjitike (Ftesa për PD-në)

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar tre pikat si do të dalë vendi ynë nga kriza energjike, por ai ka bërë thirrje dhe për një konsultim kombëtar në lidhje me këtë krizë, duke ftuar të gjithë qytetarët pa dallim politik, një ftesë kjo dhe për PD-në që të propozojë zgjidhjet e saj.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Kryeministri Edi Rama tha se kriza energjitike do të zgjidhet me 3 pika. E para është garantimi i pandërprerë i energjisë elektrike në vend; e dyta është mbrojtja e familjeve dhe bizneseve të vogëla nga rritja e çmimeve; dhe e treta krijimi i fondit likuid i cili do menaxhohet nga OSHEE për të siguruar dy pikat e para. Ky fond përfshin 100 milionë euro brenda këtij viti dhe 100 milionë të tjera vitin e ardhshëm.

“Qeveria po planifikon një konsultim kombëtar. Ne duhet ta dëgjojmë shumë shumë njeri tjetrin. Ne mund të kemi opinione të ndryshme.  Mendoj se dallimi midis përplasjesh së opinione të  poluitikaneve. Qeveria vërtetë del ngaz zgjedhjet si palë vfituese, por duhet të jetë palë me shoqperinë pa dallim politkk mes shqiptareve. Plani ynë ka 3 pika: e para garantimi i pandërprere me energji për të gjithë; e dyte mbrotja e familjeve dhe biznesve të vogëla nga rritja e çmimeve;  treta fondi likuid për ndërveprimin me tregun e çmimeeve. 100 milionë euro për kompaninë e eshpërndarjes së energjisë dhe 100 milionë euro vitin tjetër për të siguruar dy pikat e para. Ne na ka rënë tërmeti, pandemia dhe kjo fortunë. Dy gjëra ju them në mbyllje, më vjen mirë që ia kemi dalë dhe që keni besim se do ia dalim. E dyta, mos harroni se çfarë mbjellim sot janë për fëmijët tanë nesër. Që nesser fëmijët tanë të mos kenë aq pak fat sa në vitin 90, duhet që të mos kërkojmë rrugë të shkurtëra por të gjata,” tha Rama.

Rikujtojmë se prej rreth një javë Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sa i takon furnizimit me energji elektrike, lidhur me krizën që po kalon e gjithë Europa. Ai kishte lajmëruar se qeveria ka bërë planin për përballimin e kësaj krize dhe se ai vetë do ta prezantonte ditën e sotme në orën 15:00, mirëpo Kryeministri u vonua më shumë se një orë për të dalë në konferencë.

Rama deklaroi se qeveria do të mbrojë familjet dhe bizneset e vogëla nga rritja e çmimit të energjisë me masat që do të marrë qeveria, si dhe përjashtoi mundësinë që kjo rritje çmimesh të shoqerohet me rritje të pakontrolluar rrogash apo pensionesh, sepse sipas tij kjo do të sillte krizë urie brenda dy vitesh. 

Kryeministri u tregua i kujdesshëm dhe me bizneset e mëdha, apo ata që njihen si ‘oligarkët’ e këtij vendi, pasi Rama tha se nuk do të ketë rritje taksash për ta, sepse sipas tij kjo sjell pengesë për aktivitetin e tyre dhe automatikisht pengesë për rritjen e të ardhurave të buxhetit nga këto taksa si edhe mosrritje rrogash për punonjësit e tyre.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Kriza energjetike, Edi Rama: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël

Para

Shifrat në 24 orë/ Sërish humbje të larta jetësh, bien lehtë rastet e reja me COVID 19

Para
Mungesa në stafe dhe pajisje mjekësore, VOA: Përqëndrimi i menaxhimit të pandemisë në Kryeqytet i stërmundoi pacientët dhe mjekët

Shifrat në 24 orë/ Sërish humbje të larta jetësh, bien lehtë rastet e reja me COVID 19

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

“Travel and Tour World” : Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike, bukuri piktoreske dhe kuzhinë të shijshme

EMRI/ U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë

Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO, përmbush plotësisht standardet

Dy të arrestuar për mashtrime me pasuri të paluajtshme, 48-vjeçari u vu në pranga pasi shiti dy herë një apartament

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan me 49 persona në bord, mes tyre edhe disa fëmijë

Menaxhimi amerikan i Korridorit të Zangezurit alarmon Iranin: Do të bëhemi të varur nga Azerbajxhani

Nga mosfiskalizimi i parkimit publik te ulja e taksave për disa biznese/ Zbardhet skema, si abuzuan zyrtarët e bashkisë së Fierit

Shpërthimi me tritol në kryeqytet/ “Në shënjestër” garazhi i Elvis Kosovës, para një viti u arrestua për vjedhjen e ‘Audi’-t 200 mijë euro

Aksioni policor në Fier!/ Arrestime dhe pezullime nga detyra për zyrtarë të bashkisë, dyshohen për abuzime me vlerë 40 milionë lekë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.