Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj të Greqisë mbrëmjen e sotme. rreth orës 18:00 në fshatin Neapolis, në Lassithi, të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se një i moshuar dhe djali i tij janë qëlluar me armë nga një 43-vjeçar, pas konflikteve për pronën.
Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë i moshuari, ndërsa djali i tij 45-vjeçar është transportuar drejt spitalit të “Shën Nikollës” në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk dihet ende nëse autori i vrasjes ishte i vetëm në këtë aksion, apo kishte edhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Skena e krimit po hetohet nga zyrtarë të Policisë së Sigurisë, të cilët po shikojnë çdo mundësi të mundshme dhe po marrin dëshmi nga të afërmit dhe personat e afërt të viktimave, ndërsa kërkojnë ndonjë dëshmitar okular të vrasjes.
Policia është vënë në kërkim të autorit të vrasjes, por ende nuk kanë të dhëna.