Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar se Moska mund të ndërhyjë për të ndihmuar banorët rusishtfolës në Ukrainën lindore nëse Ukraina fillon një sulm të gjithanshëm ndaj separatistëve atje. Rebelët separatistë të mbështetur nga Rusia dhe trupat ukrainase janë përplasur në lindje të vendit.
Rusia gjithashtu ka ngritur trupa në kufirin me Ukrainën. Zyrtari, Dmitry Kozak, tha se forcat ruse mund të ndërhyjnë për të “mbrojtur” qytetarët e saj.
“Gjithçka varet nga shkalla e ndezjes sw konfliktit” – tha ai. Ai paralajmëroi gjithashtu se një përshkallëzim mund të shënonte “fillimin e fundit” për Ukrainën – “jo një goditje në këmbë, por në fytyrë”. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë shprehur shqetësimet e tyre për rritjen e tensioneve.
Pse tensionet po rriten midis Ukrainës dhe Rusisë?
Rusia ka rritur numrin e trupave në kufirin ukrainas, por në të njëjtën kohë pohon se ato nuk duhet të shihen si një kërcënim. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se numri i trupave ruse atje ishte më i madhi që nga viti 2014, kur filloi konflikti në Ukrainën lindore. Ai e përshkroi situatën si “thellësisht shqetësuese”.
Rusia nuk ka dhënë detaje për numrin e trupave, por ushtria ukrainase pohoi në fund të marsit se rreth 20,000 trupa ruse ishin zhvendosur drejt kufirit të Ukrainës. Video është shfaqur në mediat sociale e trenave rusë që lëvizin armë të rënda drejt rajonit. Përleshjet midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Moska brenda Donbass janë rritur gjithashtu në muajt e fundit.