Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Konflikt mes të rinjve, hapin zjarri brenda spitalit në Fier, policia shoqëron disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Paraprakisht raportohet se nga shtënat me armë zjarri, si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë në gjendje të rëndë.

Faxweb raporton se të shtënat kanë ndodhur brenda Urgjencës së Spitalit Rajonal në Fier. Dyshohet se përplasja me armë ka ndodhur pas një konflikti midis të rinjëve.

Konflikti ka nisur më herët mes dy grupe të rinjsh, në Levan të Fierit, të cilët janë goditur midis tyre me sende të forta.

Personat e plagosur kanë shkuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjeksore nga dëmtimet, por me pas një i ri nga grupi rival, ka shkuar i armatosur dhe ka hapur zjarr në ambientet e Urgjencës së Spitalit, raporton Faxweb, nga burime paraprake.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe raportohet se ka arrestuar katër persona në lidhje me ngjarjen.

Ende nuk bëhen të ditura më tepër detaje mbi identitetin e të rinjëve apo shkakun e konfliktit.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *