AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Konflikt me armë zjarri mes disa personave, parandalohet tragjedia në Durrës (Video)

Një koflikt I cili ka degraduar edhe në përdorimin e armëve mes disa personave ka alarmuar qytetarët dhe autoritetet e rendit në qytetin bregetar të dDurrësit, nga ku mësohet se një person ka qëlluar në ajër .

Strukturat e Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës,  me marrjen e njoftimit se në lagjen nr 18 Durrës po ndodhte një konflikt mes disa personave dhe njëri prej tyre po qëllon me armë zjarri në ajër, kanë shkuar  menjëherë  në vendin e ngjarjes., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër  së bashku me shokun e tij në momentin që kanë parë Policinë  kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet  por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë.

Sipas njoftimi8t të Policisë, forcat e rendit bënë të mundur bllokimin e automjetit si dhe vënien në pranga të shtetasve   A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit)  të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe  u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë me disa  fishekë luftarakë.

Shtetasit e arrestuar njihen si persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje i armëve dhe i municionit”  dhe “Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të shtetasit A.B., dhe “Moskallëzimi i krimit ” në ngarkim të shtetasit E.K.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *