Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Konfirmoi 31 raste me trombozë, Gjermania ndalon përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’ për gratë nën 60-vjeç

Spitalet e Berlinit vendosën përsëri të ndërpresin pjesërisht vaksinimet me vaksinat e kompanisë AstraZeneca.

Klinikat shtetërore nuk do të vaksinojnë me këtë lloj vaksine gratë nën moshën 60 vjeç pasi u konfirmuan 31 raste të trombozës. Vaksina ishte pezulluar më parë nga Spitali Universitar i Berlinit dhe spitale të tjera në Gjermani.

Pezullimi parandalues i vaksinës tek gratë nën moshën 60 vjeç u vendos sot nga Spitali Vivantes në Berlin, duke vërejtur se direktiva ka të bëjë kryesisht me personelin e saj.

Grupet spitalore Charite dhe Vivantes, të cilat operojnë në kryeqytetin gjerman, thanë se masa ishte një masë paraprake.

“Nga pikëpamja e Charite, ky hap është i domosdoshëm sepse ndërkohë trombozat e venave cerebrale janë bërë të njohura tek gratë në Gjermani”, tha një zëdhënëse në një deklaratë dërguar disa mediave gjermane.

Masa prek kryesisht personelin dhe punonjësit e spitalit – pasi vaksinat ndaj koronavirusit në Gjermani aktualisht janë kryesisht të kufizuara për njerëzit mbi 80 vjeç dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Lëvizje të ngjashme janë bërë tashmë nga spitalet në Nordrhein-Westfalen.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.