AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Konfirmohet nga Policia/ Një i ri serb është therur në Mitrovicë nga të rinjtë shqiptarë

Një i ri serb është therur pas një përleshje me një grup të rinjsh shqiptarë. Një grup shqiptarë është përleshur me një grup të rinjsh serb në Urën e Ibrit në Mitrovicë në të cilën ka pasur të lënduar.

“Përleshja ka ndodhur në hyrje të Urës së Ibrit . Sipas dëshmitareve i riu serb kanë qenë i ngatërruar me disa të rinj shqiptarë. Këta kanë përdorur mjete të mprehta dhe e kanë goditë të riun dhe më pas kanë ikur në drejtim të jugut”, ka thënë Besim Hoti për Gazetën Express.

Po ashtu, Hoti, thotë se hetuesit janë duke këruar pamjet nga vendi i ngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

I lënduari është 17 vjeçari D. Bojkoviq. Ai është duke marrë mjekim në spitalin e veriut të Mitrovicës. Ai është jashtë rrezikut për jetë.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *