Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Koncensionet në shëndetësi, Beqaj: Nuk po u japim para, do të riinvestohet

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili, ku ka folur edhe për koncensionin e shumëpërfolur të check up-it, ndërsa është ndalur edhe tek koncesioni për laboratorët, i cili ka hasur kundërshtime të shumta nga bluzat e bardha.

Sipas tij, këto nuk janë koncesione, por partneritet publik-privat. Koncesioni është një e drejtë që shteti e ka dhe vendos t’ia japë dikujt.

Ndërsa i pyetur për shumën e parave të dhëna për këto koncensione, ministri i Shëndetësisë është shprehur se kjo nuk është dhënie parash, por riinvestim.

“Nuk po u japim para. Ky është dallimi mes partneriteti dhe tenderi. Në 3 vitet e kontratës, riinvestohet. Do të mbeten instrumentet kirurgjikalë, sistemi ku bëhet hemodializa, laboratorët e chekck-up, pra kur të përfundojë kontrata. Gjendja në spitale ka ndryshuar. Po të pyesim kirurgët e QSUT kanë bërë revolucion në eksperiencën e tyre, për shkak të instrumenteve të rinj. Sot një vit, të gjithë kirurgët e Shqipërisë do të mund të kenë këto instrumente. Rezultati në dializë është shumë i mirë”, tha ministri Beqaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *