Kryemiinistri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në takimin elektoral me socialistët në qytetin e Krujës, u bëri ftesë shqiptarëve për ta votiuar si një ‘gomar’ punëtor në krahësim me kundërshtarët e tij politik.
Rama u ndal dhe te ish-kryeministri Berisha të cilin e cilësoi si një ish-komunist në krye të Partisë Demokratike.
Rama: Kur hapën fushatën elektorale, ajo është kartolina e vizionit të tyre për hapësirën urbane. Fut makinat, dil me tufa, klith, bërtit, ndot, lërë pisllëk e ik. Këtë kanë bërë me Shqipërinë. Këtu në Krujë është shumë interesante, se një pjesë thonë jemi familje tradicionale, jem të shpronësuar, jemi me PD. Pse jeni me PD? Pse nuk
Komunistin e keni në krye të PD, që nuk i ndahet edhe kur e tërheq këmbën zvarrë. Dhe ka vënë një kukull që e komandon nga Lalëzi.
Po kur merr gamorin për dru, dhe e ngjit aty lart, e sheh nga ngjyra apo merr gomarin që të ngjitet lart. Është shumë e thjeshtë, vota nuk është tifozllëk. Jam me këtë se jam kundër atij. Vota nuk është histori, sot. Kush ta bën punën, kush shkon deri aty lart, ngarkon drutë e i zbret poshtë. Mund të imagjinohet që në garë mes dy gomaresh, Luli e bën punën para meje?
Një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë. Është e thjeshtë. S’më do mua? Unë s’kam dalë për të gjetur nuse. E kam gjet gjysmë krutane, gjysmë tironse. S’më do mua, bjeri telekomandës sime më hiq fytyrën, shko shih sport. Punën kush e bën. O demokrat, o kok e modhe.
Të rriten këtu e të kenë të ardhmen këtu. Taskën 0 kush ta vuri? Se jam bërë dhe si qentë e gjallë, i njoh nga larg kokat e mëdha demokratikase. Kur më sheh mua. E ka 0 taksën, 0 tvsh. Si tia bësh që e do gomarin blu e jo mavi, e të të vijë taksa trëk e sheshtë dhe ta hash sa ky këtu. Unë s’e di kush është ky, po ta hash më keq se ky i madhi kët.
PD është si një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën, Ilirin, Monikën, është ajo nyja.