Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Terroristi i arrestuar në Tiranë i afërm i ish-deputetit, e priti në Rinas partnerja e tij

Kanë dalë detaje të reja nga 24-vjeçarin Komron Zukhurov nga Taxhikistani, që është arrestuar në orët e fundit nga Antiterrori në Tiranë.

Mësohet se ai është pritur në Rinas nga një i afërm i bashkëjetueses së  avokatit dhe njëherësh ish-deputetit Asllan Dogjanit.

Ky i fundit ka deklaruar gjatë ditës së sotme se është avokat i Zukhurov dhe se për çështjen në fjalë do të fliste ditën e nesërme.

Komron Zukhurov, 24- vjeç ka mbërritur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit rreth dy muaj e gjysmë më parë. Që kur ka mbërritur në vendin tonë jetonte në një familje nga Taxhikistani në Tiranë.

24-vjeçari ka mbërritur në Shqipëri në mënyrë të ligjshme para se shteti gjerman të lëshonte urdhër-arrestin ndaj tij dhe ta shpallte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për ‘Pjesëmarrje në organizatë terroriste’.

Mësohet se ai po planifikonte te kryente vrasjen e nje personazhi të rëndësishëm.  Zukhurov u vu në pranga pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër arresti një javë më parë. Taxhiku është identifikuar si Komron Zukhurov.

I shumëkërkuari nga Gjermania ka mbërritur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit më 17 shkurt të këtij viti ku edhe mësohet se është pritur nga partnerja e avokatit Asllan Dogjanit, dy muaj përpara se të shpallej në kërkim. OPERACIONI i koduar me emrin “Vizitori” u finalizua me prangosjen e tij dje në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa mësohet se 24-vjeçari strehohej në një familje bashkëkombësish në zonën e Laprakës në Tiranë.

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale të “Pjesëmarrjes në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate te themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të shtetit islamik.

Në datë 15 Prill Gjermania goditi grupin terrorist teksa deri më tani janë arrestuar nga ky grup 9 persona. Autoritetet në Berlin theksuan se njëri nga anëtarët e celulës, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një sulm në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë.

Ravsan.B kishte folur në telefon me një klient të panjohur nga një celular me numër suedez. Në fillim të janarit 2019, klienti i panjohur pyeti me mesazh zanor taxhiku Ravsan B. nëse mund të vriste dikë për të. Bëhej fjalë për “varrosjen e një njeriu të ndyrë”.

Ravsan B., një refugjat nga Taxhikët në Ëuppertal, ra dakord kështu që të vriste një biznesmen shqiptar. Hetuesit që e vlerësuan celularin e tij muaj më vonë, janë të bindur për këtë. Për këtë arsye Ravsan B. do të paguhej 40,000 dollarë për vrasjen. Gjysma e parave janë “për vëllezërit”, dëgjohej të thuhej në përgjimet që iu gjeten të arrestuarit Ravsan.B. Mesa sa duket nënkuptonte “Shteti Islamik” (IS) në Siri ndërsa pjesën tjetër si duket dëshironte ta mbante për veten dhe shokët e tij në Gjermani.

Autoritetet gjermane thanë se terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin vrasjen në Shqipëri. Prokuroria e përgjithshme sqaroi se Ravsan B. ka qenë në Shqipëri bashkë me shokun e tij Sunatullokh K. për të kryer sulmin, por ata dështuan.

Hetimet treguan se nga 6 anëtarë të grupit terrorist, tre prej tyre kanë qenë në Shqipëri. Katër anëtarë të grupit janë tashmë në pranga. Ata synonin të godisnin bazat e Forcave Ajrore Ushtarake Amerikane në Gjermani, por edhe individë të caktuar. Të gjithë anëtarët e bandës kriminale i janë bashkuar ISIS-it në Janar të vitit 2019 dhe kishin kontakte me dy udhëheqës të lartë të organizatës në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime.

”Drejtoria e Antiterrorit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe kapjen e personave me tendenca terroriste apo pjesëtarë të organizatave terroriste, si dhe në kuadër të shkëmbimit të informacionit me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin  e koduar “Vizitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe më pas arrestimi, për qëllime ekstradimi, i shtetasit të huaj K. Z., 24 vjeç, nga Taxhikistani.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj”, njoftonte Policia mëngjesin e sotëm.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.