Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Tha se i rrèzikohej jeta, dhe se u torturua me elektroshok në Taxhikistan, ekstradohet drejt Gjermanisë tèrroristi i dyshuar i ISIS Komron Zukurov

Është ekstraduar drejt Gjermanisë shtetasi Komron Zukurov, nga Taxhikistani i cili dyshohet për përfshirje në një organizatë tèrroriste. Zukurov është árrestuar nga antitèrrori në fundin e muajit Prill, dhe vendimi për ekstradimin e tij është marrë në 12 qershor, në Gjykatën e Tiranës.

24-vjeçari Komron Zukhurov, është i dyshuar si anëtar i një celule tèrroriste të ISIS në Gjermani. Zukhurov, i njohur edhe me emrat Brugeman Komron dhe Komron Zuhurov, u árrestua në Tiranë, në zbatim të një urdhër-árresti të një gjykate federale gjermane. 24-vjeçari u përfaqësua në seancë nga ish-deputeti Asllan Dogjani, në banesën e të cilit ka qëndruar në Shqipëri, për shkak të lidhjes familjare me bashkëshorten e tij.

Policia tha se Zukhurov u árrestua gjatë operacionit “Vizitori”, por avokati pretendon të kundërtën. Përmes avokatit, i akuzuari për “tèrrorizëm” ka dhënë pëlqim të ekstradohet drejt Gjermanisë, por me një kusht, që Gjermania, në përfundim të procesit hetimor apo gjyqësor, të mos e ekstradojë në Taxhikistan. “Atje është një shtet diktatorial dhe i rrèzikohet jeta”, tha Dogjani asokohe.

Avokati paraqiti disa foto para gjykatës, përmes të cilave kërkoi të provojë se në një ekstradim të mëparshëm në Taxhikistan klienti i tij ishte torturuar me elektroshok.

Sipas prokurorisë, Zukhurov dhe 5 persona të tjerë kanë ngritur një celulë tèrroriste në Republikën Federale të Gjermanisë me qëllim që të kryenin “xhihad” në emër të ISIS, duke kryer sulme me armë kundër “jo besimtarëve” gjermanë, si edhe sulme të tjera brenda dhe jashtë këtij vendi, duke përdorur armë luftarake dhe eksplozivë. Zukhurov do të qëndrojë në qeli në pritje të një kërkese për ekstradim nga pala gjermane.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *