AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Kompanitë fantazma”, Artur Çani: Nga shfuqizimet e vendimeve dhe deri tek largimet e drejtorëve, si i mbron Rama oligarkët (VIDEO)

Emisioni investigav “Ajserg” me gazetarin Artur Çanin ka trajtuar mbrëmjen e sotme temën e tenderit të sheshit “Shqiponja”. Deri më tani, janë bërë 3 tenderime, janë shkarkuar 2 drejtor, janë futur njerëz në burg, ekziston dhe një kompani fantazëm.

Çani shprehet se nuk ka asnjë adresë të saktë, por ky segment nis nga “Pallati me Shigjeta” dhe përfundon tek sheshi Shqiponja”. Gazetari thotë se kryeministri Rama mbron oligarkët, duke shkarkuar ministra e drejtor.

Gjithashu, gazetari thotë se pas firmës fantazëm “DH Albania” fshihet Gener 2, e cila vijon akoma punën e tij, duke marrë pjesën nëpër tendera. “Përfaqësuesi ligjor i “DH Albania”, 26 vjeçari Avdjol Dobi, firmos rrugë dhe tendera që kushtojnë më shumë miliona se ç’ka vite jetë ai. Dobi është i lidhur me Bashkim Ulaj.”

“Kryeministri Rama largon ministra, drejtor, por është i kujdesshëm për oligarkët. Për ata, kryeministri arrin të bëjë gjithçka. Në emisionin e kaluar kemi folur për një vendim të këshillit të ministrave nr.42, që është aprovuar në vitin 2008. Ndërsa në 2019, Rama e shfuqizojë këtë vendim. Për të favorizuar kompaninë “Salillari”. Pas firmës fantazëm “DH Albania” fshihet Gener 2,  e cila vijon akoma punën e tij, duke marr pjesën nëpër tendera. Përfaqësuesi ligjor i “DH Albania”, 26 vjeçari Avdjol Dobi, firmos rrugë dhe tendera që kushtojnë më shumë miliona se ç’ka vite jetë ai. Dobi është i lidhur me Bashkim Ulaj.”

 “Pas ikjes së Afrim Qendro, erdhi kukulla e Ramës, Sonila Qato. Qato e mbylli tenderin dhe hap një tjetër tender. Tenderi i 3-të ka një rritje prej 4 milionë e gjysëm lekë të reja nga tenderi i dytë. Në këtë tender morën pjesë 7 shoqëri “Alb Buiding”, “Salillari”, “Vëllezërit Hysa”, “2 T”, “Gjoka”, “Curri”, dhe “Gener 2”. Tenderat e realizuara në vitin 2018, të publikuara nga Autoriteti Rrugor janë këto: tenderi i parë i fituar nga kompania “A-M” me 99.9% të fondit limit, tenderi i dytë është fituar nga “G.P.G Company” 99.6% dhe “VLA-KU” 83%.  Për këto kampani themi se konkurrimi ka qënë më i vlefshëm.”

 “Pas ikjes së Afrim Qendro, erdhi kukulla e Ramës, Sonila Qato. Qato e mbylli tenderin dhe hap një tjetër tender. Tenderi i 3-të ka një rritje prej 4 milionë e gjysëm lekë të reja nga tenderi i dytë. Në këtë tender morën pjesë 7 shoqëri “Alb Buiding”, “Salillari”, “Vëllezërit Hysa”, “2 T”, “Gjoka”, “Curri”, dhe “Gener 2”.

Pas shpalljes së tenderit, ndërhynë sërish kryeministri Rama. Fitues në këtë tender ishte kompania “Vëllezërit Hysa”. Pse u eleminua “Alb Buiding dhe “Salillari”? Vendimi nr 42, datë 16.01.2008 thotë: “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe displinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi.” (ndryshuar me VKM nr.406, datë 22.04.2019.)

Gazetari më tej është ndalur tek kompania “Salillari”, e cila u eleminua dhe më pas tenderin e mori “Vëllezërit Hysa”. “Salillari” bën ankimim në Komisionin e Prokurimit Publik, ndërsa Rama bën ndryshim të vendimit të Këshillimit të ministrave (vendim nr.534, datë 25.07.2019).

Gazetari gjithashtu, ka treguar edhe disa nga tenderat e realizuar për vitin 2018, që sipas gazetarit janë me konkurrim më të vlefshëm.

Tenderat e realizuara në vitin 2018, të publikuara nga Autoriteti Rrugor janë këto: tenderi i parë i fituar nga kompania “A-M” me 99.9% të fondit limit, tenderi i dytë është fituar nga “G.P.G Company” 99.6% dhe “VLA-KU” 83%.  Për këto kampani themi se konkurrimi ka qënë më i vlefshëm.”

Ish-ministri Ylli Manjani ka treguar se kur një ligj ose vendim hyn në fuqi. “Aktet hyjnë në fuqi në çastin që pulbikohen në fletoren zyrtare dhe marrim fuqi juridike.”

Tenderat 

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *