Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Kompania fiton gjyqin/ Pushimet e shkurtra të punëtorëve për kafe dhe cigare do të zbriten nga rroga

Punëtorët në Spanjë kanë filluar të shqetësohen së tepërmi, pasi mësuan se koha e shpenzuar prej tyre për kafe dhe cigare gjatë orarit të punës, do të zbritet nga rroga mujore.

Këtë model e aplikoi kompania portugeze por me filial në Spanjë “GALP”, e cila filloi të maste kohën që punonjësit e saj kalonin jashtë ambienteve të punës, përfshirë këtu dhe pauzat e shkurtra për kafe apo cigare.

Të hedhur në gjyq nga punëtorët e kompanisë në lidhje me rastin, Gjykata e Lartë ka vendosur kundra tyre dhe pro kompanisë shkruajnë mediat e huaja. Sindikata për mbrojtjen e punëtorëve në Spanjë ka bërë apel në gjykatë për të rishikuar këtë vendim.

Megjithatë përgjigja e tyre ishte që kjo masë nuk do të merret për të gjithë kompanitë. Mbetet të shihet nëse sindikata e punëtorëve do të negociojë me kompaninë për të gjetur një zgjidhje, që do të kënaqte të gjitha palët.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *