Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Komiteti i Helsinkit i vë vulën”, Petrit Vasili publikon konkluzionet për kompetencat e Presidentit

Sipas Petrit Vasilit Komiteti i Helsinkit ka formuluar nqëndrimet e tij për tentativën puçiste të ‘rilindjes’ për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Kushtetuese që sipas tij bëhej për të hequr betimin tek Presidenti të anëtaëve të Kushtetueses.

Vasili ka radhitur 6 pika që sipas tij Komiteti i Helsinkit i vë vulën saj për të cilën zyrtari i LSI-së e konsideron se një shkelje të turpshme kushtetuese dhe shkelm ndaj Reformës në Drejtësi.

Reagimi i plotë:

Mirenjohje per qendrimin dinjitoz te Komitetit te Helsinkit ne mbrojtje te Kushtetutes!!

Komiteti i Helsinkit me kthjelltesi profesionale te larte dhe me vetedije kushtetuese dinjitoze ka formuluar qendrimet e tij per tentativen puçiste te rilindjes per te ndryshuar ” Ligjin e Gjykates Kushtetuese”.

Ky ndryshim i rilindjes behej per te per te hequr betimin te presidenti te Gjykatesve Kushtetues duke shkelur turpshem e dhunshem Kushtetuten dhe duke i vene shkelmin Reformes ne Drejtesi.

Komiteti i Helsinkit i ve vulen se:

1.S’ka ligj qe te dale mbi Kushtetuten.

2.Ligji ishte nje puç i pakonsultuar me askend.

3.S’ka asnje shans qe ligji te kete fuqi prapavepruese

4.Ligjet e miratuara si pjese e Reformes ne Drejtesi nuk mund te behen prone e puçisteve te rilindjes.

5.Akti i betimit nuk eshte aspak nje akt formal, por nje moment kyç ne certifikimin e integritetit te personave qe marrin funksione kushtetuese.

6.Roli i presidentit eshte kyç dhe pazevendesueshem ne ekulibrat e shtetit,ne unitetin e shqiptareve dhe ne integritetin e i institucioneve kushtetuese.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *