AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, vjen reagimi i parë nga PD

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas nisjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Paloka shkruan se kjo nismë tregon qartazi se kryeministri Rama ka vendosur të zhytet edhe më thellë në çmendurinë e tij antiligjore.

 “Shqiperise tanime i eshte prere rruga per hapjen e negociatave prej nje qeverie te lidhur me krimin e qe shkeljen e ligjit e te Kushtetutes e ka kthyer ne rutine, por nuk mund te lejojme qe cmenduria dhe babezia e nje njeriu te na ktheje vite mbrapa”, shkruan ndër të tjera Paloka.

Statusi i plotë:

Vazhdimi i lojes me te ashtuquajturin “komision hetimor per shkarkimin e Presidentit te Republikes”
tregon qartazi se Rama ka vendosur te zhytet edhe me thelle ne cmendurine e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.

Ai qe emeroi Valdrin Pjetrin dhe qe vazhdon te mbroje Kajmakun , kercenon me shkarkim Presidentin e Republikes vetem sepse ne zbatim te detyrave te tij kushtetuese mori vendime qe prishen planet e Rames per te futur vendin ne gjakderdhje.

Shqiperise tanime i eshte prere rruga per hapjen e negociatave prej nje qeverie te lidhur me krimin e qe shkeljen e ligjit e te Kushtetutes e ka kthyer ne rutine, por nuk mund te lejojme qe cmenduria dhe babezia e nje njeriu te na ktheje vite mbrapa.
Shqiptaret meritojne Evropen jo Edvin Ramen!

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *