Komisioni Europian përmes një postimi në Twitter shpreh zhgënjimin lidhur me vendimin e njëanshëm të Bashkisë së Tiranës, që vendosi për shembjen e Teatrit Kombëtar, në një kohë kur të gjithë institucionet ndërkombëtare kishin bërë thirrje për dialog.
Po ashtu KE shprehet se përdorimi i dhunës, në çdolloj forme është i papranueshëm, dhe nuk i përgjigjet rrethanave të vendit.
“Shprehim keqardhjen tonë që thirrjet për dialog nuk u respektuan, i bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen. Ne i kemi ndjekur të gjitha zhvillimet në terren dhe konstatojm se pati një përdorim force, iu kërkojmë të gjitha palëve që të vetëpërmbahen. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”, thuhet mes të tjerave në deklaratën e KE-së.
Gjatë ditës së djeshme dhe delegacioni i BE-së në vendin tonë shprehu shqetësimin që thirrjet për dialog nuk ishin respektuar, por të gjitha deklaratat vijnë shumë kohës pasi fadromat e IMT-së kishin rrënuar godinën e Teatrit. (E.K/Faxweb.al)