FlashSportTe FunditTe Gjitha

Kombëtarja ngre kokën nga disfata me Francën, triumfon 4:2 në “Elbasan Arena” ndaj Islandës

Ndeshja midis Shqiopërisë dhe Islandës në “Elbasan Arena”, është mbyllur me rezultatin 4:2, një sfidë plot emocione dhe surpriza nga ana e kombëtares tonë.

Goli i parë është shënuar nga Demarku, një prurje e re në kombëtare në minutën e ndërsa u pasua me golin e barazimit nga Islanda në “Elbasan Arena” pas mbylljes së pjesës së parë me avantazhin 1:0 ndërsa goli nga miqtë është shënuar në nisje të pjesës së dytë.

Një pakujdesi në mbrojtje i ka dhënë mundësinë miqve të barazojnë me yllin e Everton-it, Sigurdsson.

Nuk kanë kaluar shumë minuta ku përmes Elsaid Hysaj në minutën e ’52 Shqipëria ka shënuar golin e dytë të saj dhe të 3 e gjithë ndeshjes, ndërkohë që ka ende minuta për emocione.

Por Islanda nuk ka qëndruar pasive pas kësaj, kështu në minutën e ’56 është hakmarrë duke e barazuar sërish rezultatin. Kolbeinn Sigthorsson ka barazuar shifrat për islandezët. Me të shënuar Hysaj, trajneri islandezët menduan të hedhin në fushë sulmuesin kryesor të tyre.

Shqipëria kalon për herë të tretë gjatë kësaj mbrëjeje në avantazh ndaj Islandës ku në minutën e ’78-të Odise Roshi ka shënuar një gol spektakolar.

Ndërsa Cikalleshi ka thelluar rezultatin duke shënuar golin e katert në minutën ’82.

Kjo ndeshje vjen në turin e eliminatoreve për EURO 2020 ku disa ditë më parë humbi thellë ndaj Francës me rezultatin 4:1.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *