Një sipërfaqe e madhe drithi në fshatin Toç në Memaliaj është përfshirë nga flakët ditën e sotme teksa kombajna po korrte grurin.
Mësohet se kombajna ka lëshuar shkëndija duke shkaktuar zjarr në sipërfaqet e mbjellura me grur, duke bërë që të digjen sipërfaqe të konsiderueshme.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar reparti i zjarrfikëses së Memaliajt duke bërë që flakët të shuheshin shumë shpejt. Flakët i janë afruar dhe një banese por fatmirësisht nuk ka asnjë dëmtim si pasojë e ndërhyrjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.