Kolegji Zgjedhor ka pranuar padinë e Partisë Socialiste për të rrëzuar vendimin e KAS, sa i takon numrit të kandidatëve për deputetë në listat zgjedhore të 25 Prillit.
Në këtë mënyrë Kolegji detyron Partinë Demokratike që të hyjë në zgjedhje me 153 kandidatë dhe jo me 222, saç ishte pretendimi i tyre.
Pas dhënies së vendimit përfaqësuesi ligjor i socialistëve, Eridjan Salianji tha se kjo nuk ishte një fitore për PS-në, po një kthim në shinën e duhur të të gjithë procesit, dhe mundësi që palët të kenë rregulla të barabarta në lojë.
Ndërkohë me mbylljen e këtij vendimi, që nuk është i apelueshë, KQZ pritet që të miratojë dhe fletën e votimit, që do të përdoren në zgjedhjet e Prillit.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso është larguar nga mbledhja ende pa u dhënë vendimi, dhe nuk ka preferuar që të bëjë asnjë koment për mediat e pranishme. Sipas PD-së shkurtimi i listave ka qëllime të pastra elektorale, dhe e dëmton ndjeshëm këtë forcë politike, që në këto zgjedhje ka dalë së bashku me aleatët e saj më të vegjël në një koalicion parazgjedhor.
(E.K/Faxweb.al)