Tema e koncesioneve në Shqipqëri është ndër më të ndjeshmet dhe të komentuarat, ku akuzat për tendera korruptivë janë të përditshme. Por çfarë ndodh në vendin fqinj të Italisë?
Sipas gazetari Klodian Tomorri, qeveria e vendit është në mëdyshje në lidhje me anulimin ose jo të një koncesioni që ka të bëjë me autostradën, ku dy vjet më parë u shemb një në qytetin e Genoas e cila mirembahet me koncesion nga familja Benetton.
Ura shëmbja e të cilës shkaktoi 43 viktima dhe mbi 500 te plagosur ka vendosur qeverinë mes presionit të qytetarëve për të përzënë koncesionarin, dhe këtij të fundit që e kërcënon me arbitrazh ku qytetarët do të detyrohen të paguajnë 23 miliarde euro.
“Ajo qe po ndodh ne Itali sot eshte paralajmerimi i asaj qe mund te ndodhe ne Shqiperi neser. Dhenia e te drejtave ekskluzive apo licencave monopol tek bizneset private pa gare dhe permes procedurave te dyshimta ligjore ka fature te rende. Italianet po e paguajne me jete dhe me para”, shkruan ndër të tjera Tomorri.
Reagimi i plotë: Italia si paralajmerim i frikshem per Shqiperine
Qytetaret italiane mund te detyrohen t’i paguajne 23 miliarde euro familjes Benetton, nese qeveria e Romes do te anulloje koncesionin e Autostrades se Luleve.
Dy vjet me pare, e gjitha Italia u trondit nga shembja e nje ure ne qytetin e Genoas. Pjese e autostrades A10, e cila mirembahet me koncesion nga familja Benetton, ura Morandi u shemb duke shkaktuar 43 viktima dhe mbi 500 te plagosur. Tani, qe qeveria italiane po perpiqet te anulloje koncesionin pas zemerimit legjitim te qytetareve, kompania po kercenon me arbitrazh.
Ekspertet ne Itali thone se nese qeveria e Contes do te miratoje vendimin per heqjen e koncesionit, gjasat jane qe buxheti i shtetit te penalizohet. Kontrata e koncesionit i jep kompanise kauze te forte ne arbitrazh dhe anullimi nga ana e qeverise do te ishte shkelje e njeanshme. Ne fillim te vrasin, pastaj te bejne te paguash. Ose anasjelltas. Kjo eshte fatura e koncesioneve korruptive.
Ajo qe po ndodh ne Itali sot eshte paralajmerimi i asaj qe mund te ndodhe ne Shqiperi neser. Dhenia e te drejtave ekskluzive apo licencave monopol tek bizneset private pa gare dhe permes procedurave te dyshimta ligjore ka fature te rende. Italianet po e paguajne me jete dhe me para. Ne kemi filluar ta paguajme me para, shyqyr Zotit, deri tani jo me jete. Por rreziku eshte aty. Italia e tregoi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)