Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kokëdhima: Rama na mashtroi për integrimin, NATO e nxjerr zbuluar

Zgjidhja e Koço Kokëdhimës thotë se kryeministri Rama na ka mashtruar sa i përket integrimit të vendit. Duke iu referuar analizës “Tranzicioni Ekonomik në ballkanin Perëndimor-Një Vlerësim”, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, dalin zbuluar dhe deklarimet e Ramës. 

Rama deklaroi dy javë më parë se BE-ja ka probleme të brendshme të thella dhe askush nuk është dakord për bisedime që do të çonin drejt zgjerimit të bllokut. Por dy ditë më parë, Federica Mogherini, përfaqësuese e BE për politikën e jashtme dhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, gjatë takimit me kryeministrat e vendeve ballkanike në Nju Jork, thanë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi ato të kryenin reformat e kërkuara.

REAGIMI I “ZGJIDHJES”: 

Në analizën, “Tranzicioni Ekonomik në ballkanin Perëndimor-Një Vlerësim”, Asambleja Parlamentare e NATO-s thotë se pengesa kryesore për integrimin e shpejtë të Shqipërië në BE është korrupsioni masiv dhe mungesa e sundimit të ligjit.

Madje aty citohet se Komisioni Europian i ka thënë Tiranës zyrtare në fund të vitit të kaluar se data e negociatave nuk do të caktohej pa u plotësuar dy kushte: rihapja e dialogut politik me opozitën parlamentare si dhe reforma cilësore në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtave themelore të njeriut.

Edi Rama deklaroi dy javë më parë se BE-ja ka probleme të brendshme të thella dhe askush nuk është dakord për bisedime që do të çonin drejt zgjerimit të bllokut. Por dy ditë më parë, Federica Mogherini, përfaqësuese e BE për politikën e jashtme dhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, gjatë takimit me kryeministrat e vendeve ballkanike në Nju Jork, thanë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi ato të kryenin reformat e kërkuara.

Edi Ramës tani nuk i ka mbetur kartë tjetër për të luajtur. Shqipëria, edhe pse e nisi procesin e anëtarësimit më herët se vendet e tjera, do të presë shumë vite pasi të anëtarësohen në BE, Serbia dhe Mali i Zi.

ZGJIDHJA ka paralajmëruar se Rilindja ka dështuar ta anëtarësojë Shqipërinë në BE. Në vend të kësaj ajo po na integron në Jugosllavinë e Re të udhëhequr nga Serbia. Rama nuk ka ndërmend të përmbushë asnjë kusht për reforma, as të luftojë krimin dhe korrupsionin, sepse është marrë peng prej tij. Vetëm largimi i tij nga qeverisja dhe rikthimi i pushtetit në duart e popullit do ta çojë Shqipërinë drejt BE-së. ZGJIDHJA do të jetë në krye të luftës për përmbushjen e kësaj aspirate 27-vjeçare të shqiptarëve.
#ZgjidhjaPërShqipërinë

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.