Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

”Kokë-çorapë që fshihen pas facebook-ut dhe më shajnë”, Myslym Murrizi merr ”frerët” e opozitës në dorë

Deputeti Myslym Murrizi që nuk dorëzoi mandatin dhe u përjashtua nga Partia Demokratike ka mbajtur sot një fjalim në parlament.

Ai thotë që ndodhet aty për të folur në emër të popullit dhe që është dakord me protestat por se nuk është dakord me djegjen e mandateve.

‘’Unë jam dakord me Partinë Demokratike për protestat, po jo për djegien e mandateve. Ka hajdutë nga të gjitha anët”, u shpreh Murrizi.

Ai thotë që nuk ka ndryshuar bindje se vazhdon të jetë me PD por që nuk ka abuzuar kurrë dhe nuk do të abuzoj asnjëherë me pushtetin.

“Jam me ta për të protestuar kundër qeverisë suaj dhe nesër prapë, për çdo qeveri që përbuz votën e tyre. Atje përjashta flasin në emër të popullit dhe këtu brenda po në emër të popullit. Unë jam dakord me Partinë Demokratike për protestat, po jo për djegien e mandateve. Ka hajdutë nga të gjitha anët.

Ju na i sollët kriminelët në këtë sallë me marrëveshjen e 2008. Për ligjin zgjedhor duhet të dalim mbi karriget tona. Janë këta kokë-çorapë që fshihen pas facebook dhe më shajnë. Unë jam këtu për të folur në emër të atyre që më kanë votuar. Nuk ndryshoj do te rreshtin unë.

Hajde të bëjmë një gjë të mirë, të shpëtojmë veten, të shpëtojmë dhe ata që shumë herë i trajtojmë si hyzmeqarë. Mjerë ai që mendon se ia hedh qytetarëve, e mendon se i do ata vetëm për të marrë këtë karrige. Kam 29 vite që nuk kam marrë një tender, kam dhe unë biznes privat po kurrë nuk kam abuzuar me pushtetin”, u shpreh më tej Murrizi.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *