AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

”Koka” e Presidentit në dorë të Venecias, kur përfundojnë hetimet për Metën

Teksa ka nisur puna në Komisionin Hetimor  “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” janë mësuar dhe hapat që do të ndiqen, si dhe dokumentet që do të merren në shqyrtim.

Kreu i Komisionit Ulsi Manja u shpreh se një rol shumë të rëndësishëm në veprimet e Komisionit do të ketë dhe opinioni që do të japë Komisioni i Venecias për shkarkimin e Metës,  pasi kemi të bëjmë me një përplasje kushtetuese.

Sipas planit të hartuar nga Komisioni, mbyllja e hetimeve pritet që të përfundojë në 8 Tetor, mirëpo Manja deklaroi se afati mund të shtyhet në rast se nuk ka një opinion nga Komisioni i Venecias.

“Komisioni Hetimor i është drejtuar gjatë muajve të verës disa institucioneve shtetërore kur është kërkuar informacioni i duhur për objektin e hetimit. U jemi dërguar me shkresë KQZ-së, Drejtorisë së Policisë së Shtetit,  presidencës, AMA-s, kolegjit zgjedhor prane gjyk se apeli dhe Prokurorisë. Në datat 10 dhe 11 shtator do të ketë takim komisioni i venecias me aktorët politik. Nëse raporti përfundimtar i komisionit të venecias nuk vjen deri ne datën 9 tetor, komisioni hetimor do të shtyj kohëzgjatjen e tij”, u shpreh Manja.

Ndërkohë që deputetët e opozitës në këtë komision kërkuan që puna të nisë pas konstituimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Të shtyhet komisioni deri në ngritjen e Gj. së Lartë. Pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të mos përparojmë”, u shpreh Alban Zeneli, nënkryetar i këtij komisioni hetimor.

HETIMET PROCEDURIALE QË DO TË NDIQEN NGA KOMISIONI DERI NË PËRFUNDIM TË HETIMIT

  • Hapat proceduriale që do të ndiqen deri në përfundim të hetimit janë:
  • Seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.
  • Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve, të dhënave, raporteve të marra nga institucionet lidhur me objektin e hetimit.
  • Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e
  • procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta”, datë 26.06.2019.
  • Administrimi dhe shqyrtimi i Opinionit të Komisionit të Venecias.
  • Diskutim në lidhje me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të hetimit.
  • Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.
  • Paraqitja në Kuvend i raportit përfundimtar.


(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *