Një çift të fejuarish u martuan në të njëjtën ambulancë që i transportoi ato në spital për shkak të infektimit me Covid-19.
Elizabeth Kerr 31 vjeçe dhe Simon O’Brien 36 vjeç,u shtruan me urgjencë në spitalin universitar Milton Kenias, pas disa vështirësish në frymëmarrje në 9 janar.
Stafi iu bëri të mundur plotësimin e ëndrrës së tyre, që ato të martoheshin përpos gjendjes së rënduar të bashkëshortit. Ata ndaluan intubimin e Z. O’Brien në mënyrë që ceremonia të vazhdonte. Çifti tani janë duke u rikuperuar në spital.
Çifti kishte menduar të martoheshin në Qershor, por duke qenë se gjendja e tyre po përkeqësohej, dëshironin ta bënin realitet ëndrrën e tyre mos ta linin përgjysëm.
Ato u dërguan në pital në të njëjtën kohë kur niveli i tyre i oksigjenit filloi të ulej, sapo u shtruan në spital mjekët u kujdesën që ato të merrnin kjdesin e duhur.
Çifti u vendos në dhoma të ndara dhe i tregoi mjekes për planet e tyre që kishin për martesën, dhe kjo e fundit u tha nëse kishin dëshirë të martoheshin aty.
Zonja Kerr u shpreh se ajo mund të ishte mundësia e tyre e fundit dhe pse mos ta pranonte.
Mjekët pritën sa ta intubonin të fejuarin e saj në mënyrë që të vazhdontë ceremonia e plotë.
Infermierja Cannon tha: “Me shumë punë ekipore … ne ishim në gjendje t’u jepnim atyre një martesë, jo domosdoshmërisht martesën që ata do të kishin menduar fillimisht, por sigurisht diçka pozitive, të shquar dhe të paharrueshme që ata të mbajnë me të vërtetë”.
Infermierja e filmoi dasmën me disa të afërm dhe stafi u mundësoi atyre edhe një tortë që ta konsumonin pas betimeve.
Pas betimeve të martesës, bashkëshorti i saj u vendos në dhomë që të vazhdonte kujdesi i duhur e që të arrinte të rikuperohej.