Pamjet në videon që shikoni më lart por edhe në fotot në fund të lajmit janë bërë në Tiranë, në zonën e “Ali Demit”, pranë burgut ndërsa ujërat e zeza vërshojnë të lira nëpër asphalt.
Pavarësisht shqetësimit që krijon ende nuk është dukur askush për të bërë ndërhyrjen përkatëse, ndërsa duhet theksuar se përbën rrezik p[ër shëndetin e banorëve dhe kalimtarëve.
Aq më tepër duke llogaritur situatën nëpër të cilën po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit.