Silvana Braçe mbetet një nga figurat më të dashura të medias sonë, edhe pse u bënë disa vite që tashmë ka lënë ekranin.
Mosha për të duket se është vetëm çështje numrash, pasi Braçe mbetet një nga ikonat e bukurisë shqiptare, ndërsa duket se çdo ditë vijon dhe bëhet më e mirë. Së fundi ajo ka qenë pjesë e një eventi në kryeqytet, ku ka shkëlqyer me formën e saj fizike, veshur me të zeza.
Kanë qenë disa moderatorë ata që kanë ndarë foton e Braçes, ku nuk kanë kursyer as fjalët e mira në drejtim të saj.
Pyetur pak kohë më parë në një intervistë dhënë për mediat Braçe nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet një ditë në ekran.
‘’Për mua nuk është qëllim, siç thashë më parë, por me kënaqësi do të isha sërish pjesë e televizionit. Por, kjo është një pyetje, apo kërkesë për drejtuesit e TV, sepse ata kanë në dorë edhe fatin e vazhdimësisë aty”, shprehej Silvana. Ne urojmë që ajo të ketë një ofertë bindëse për t’u rikthyer në median aktive.