Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Lulzim Basha refuzoi mundësinë për një koalicion me PS-në pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Rama e pyet Bashën pse vallë ish-Kryeministri Berisha dhe Presidenti Ilir Meta janë më të rëndësishëm për të sesa Shqipëria?
“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?” shkruan Rama.
(E.H/Faxweb.al)