AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Koha e limituar për marrëveshje, LDK i përgjigjet Kurtit: Jemi gati për bisedime, por me një kusht

Lidhja Demokratike e Kosovës, i është përgjigjur ftesës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit menjëherë pas takimit të shkurtër që ky i fundit pati me presidentit Hashim Thaçi në lidhje me arritjen sa më shpejt të një marreveshjeje mes tyre për krijimin e qerverisë së re, duke qenë se edhe koha e mbetur po arrin drejt fundit.

Isa Mustafa ka mbajtur një takim me strukturat nga ku është janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me LV-në për të krijuar institucionet e reja.

Me anë të një deklarate për mediat, njoftohet se LDK-ja në mbledhjen e mbajtur sot ka trajtuar situatën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa, duhet që të implementohet rezultati i zgjedhjeve të gjashtë tetorit, e të krijohen institucionet e reja por ai i qënron kushtit të shprehur më herë se pushteti duhet ndarë në mënyrë të balancuar.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar institucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit. LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve. LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre”, thuhet në njoftim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *