Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Koduzi nxjerr çertifikatën e një pacienti: Ma ka dhënë familjari. Brataj: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare pati një përplasje në Open me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, pasi ky i fundit solli në studio çertifikatën e një pacienti, ku siç ai u shpreh ka vdekur nga covid dhe nuk është raportuar.

Koduzi mbante në duar çertifikatën e një pacienti dhe tha se se ai kishte ndërruar jetë më 16.11. 2020 dhe nuk ishte raportuar në asnjë nga raportimet e përditshme të Ministrisë. Por Brataj nuk e priti mirë duke i thënë: Mos bëj gabim se do përfundosh në prokurori.

Debati

Koduzi: Ju tregoj historia e një pacienti nga Lushnja, në certifikatë e ka vdekje nga Covid, por vdekja e tij nuk është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ka njerëz që vdesin në shtëpi, pasi dalin nga spitali. Nuk po e them emrin e këtij personi. Këta njerëz që vdesin në shtëpi, dhe pse dalin nga spitali kanë Covid ose mund të kenë dalë negativ, por Covid i ka dëmtuar dhe ju ka marrë jetën.

Brataj: Mos bëni gafë ta jepni sepse do merreni me prokurorinë.

Koduzi: Ma ka dhënë familjari këtë certifikatë.

Brataj: Jo është e Urgjencës Kombëtare, ta ka dhënë ndonjë mjek.

Koduzi: Jo ma ka dhënë familjari sepse e kam shok. Certifikata është me firmë dhe me vulë mjeku.

Vasili: Po është me firmë dhe me vulë mjeku, duket si certifikatë reale.

Brataj-Koduzit: Ore na lodhët, po frikësoni njerëzit. Na lini ore të punojmë, çfarë keni me ne mjekët.

Koduzi: S’ke pse nevrikosesh. Ne nuk kemi gjë me mjekët, jemi kolegë ju respektojmë. Jeni të nderuar.

Brataj: Po çfarë jeni interesuar ju s’keni ardhur asnjë ditë aty te ne të shihni situatën të interesoheni.

Koduzi: Ore unë po them që ju s’keni faj, sepse nuk po i manipuloni shifrat, por politika.

Vasili: Po ju pse nuk i denonconi si të pavërteta këto që thotë PD?

Brataj: Po çfarë të bëjmë ne përpara, të merremi me njerëzit apo me denoncime?

Ulqinaku: Nuk mundet MSH të merret dhe të jetë precize e saktë 100% me vdekjet që ndodhin dhe në banesa.

Koduzi: Ta them unë pse nuk e raporton MSH numrin e plotë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *