Publicisti Koço Danaj, përmes një interviste të dhënë për televizionin FaxNews, ka shprehur opinionet e tij në lidhje me çështjen e detit me Greqinë. Një çështje kjo të cilën pala shqiptare dhe ajo greke kanë rënë dakord ta zgjidhin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Sipas Danaj, Gjykata e Hagës jep vetëm mendime duke bërë që çështja të zvarritet dhe për një periudhë kohore 5 vjeçare dhe mos të gjejë zgjidhje.
Për analogji publicisti mori rastin e Kosovës, ku mendimi i Gjykatës së Hagës për pavarësinë ishte në favor të kosovarëve por kjo nuk e detyroi dot Serbinë që të bënte njohjen e saj. Danaj theksoi se kjo është një çështje e cila prek interesin kombëtar dhe është e ndaluar të përdoret politikisht nga cilado palë qoftë ajo.
“Në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës do të duhen mbi tre vite që ajo të mblidhet dhe të japë një mendim dhe jo vendim. Vetëm Gjykata e Drejtësisë për Çështjet Penale që u mbyll ishte ajo që jepte vendime. Gjykatat e tjera në Hagë japin vetëm vendime. U dha mendimi që gjykohet e drejtë pavarësia e Kosovës, por ishte një mendim dhe Serbia vazhon mos ta njohë shtetin e Kosovës. Nuk ka forcë prapavepruese edhe me këtë çështje kështu do të ndodhë.
Tani këtu ka dy tablo, ka një politikë të cilën e bën qytetari, i cili lejohet të flas deri te pragu i derës, apo deri te pragu i trojeve të tij. Por është edhe politika e politikanit, i cili duhet të flas deri te pragu i vitit, ose dhe te pragu i fundit të tre viteve, ndaj quhet politikan që të parashikojë. Në mos qoftë vetë i zoti për këtë, duhet të ketë këshilltarët e tij që t’i parashikojnë me afërsi çfarë do të ndodhë mbas një viti dhe mbas tre vitesh. Mjerisht politikanët tanë barazohen me qytetarin dhe bëhen partizan të kësaj apo asaj force politike, duke i përdorur interesat kombëtarë për luftë politike. Të gjithë harrojnë një gjë që çështja kombëtare është e ndaluar të përdoret për luftë politike”.- tha Danaj.