FlashSportTe FunditTe Gjitha

Klubi ofron shifrën e çmendur për Griezmann, më e shtrenjta në historinë tij

Të gjithë e shohin te Barcelona, por nuk ka asgjë zyrtare. Për pasojë, Manchester United ka parë një shteg për të nënshkruar me sulmuesin francez, Antoine Griezmann. Siç është publikuar të enjten nga tabloidi britanik “The Sun”, klubi nga “Old Trafford” është i gatshëm të vendosë në tavolinë një ofertë prej 106.5 milionë eurosh për kampionin e botës. Sipas këtij informacioni, Manchester United shpreson ta joshë edhe vetë francezin me një pagë prej 26 milionë euro në vit.

Drejtuesit e klubit të njohur anglez janë të vetëdijshëm për pengesën më të madhe që kanë përpara në këtë rast. Fakti që “Djajtë e Kuq” nuk luajnë dot në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve shkon kundër ambicieve të sulmuesit francez, por Manchester United ka parë një rreze drite nga një deklaratë e vetë Griezmann: “Nuk e di nëse do të vazhdoj në Ligën Spanjolle”.

Për këtë arsye, klubi i Premier League ka gati ofertën prej 106.5 milionë eurosh, për të bindur “Roijiblancos”, që kanë në pronësi kartonin e kampionit të botës. Nëse ky operacion përmbushet, Griezmann do të bëhej përforcimi më i shtrenjtë në historinë e Manchester United. Ky nder i takon deri tani Paul Pogba, një tjetër kampion francez, për marrjen e të cilit nga Juventusi, “Djajtë e Kuq” paguan 100 milionë euro.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *