Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndryshimi i Sistemit Zgjedhor, Ferhati: Kërkon shumë kohë dhe konsensus, ja për çfarë kemi rënë dakord me forumet politike

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati në një intervistë skyp për Fax News foli në lidhje me ngërçin për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, ku theksoi se duhet kohë dhe konsensus i gjerë politik.

Ferhati nënvizoi se ato si aktorë të politikës kanë një prej detyrave themelore, sa i takon procesit të Intergimit në BE, përfundimin sa më shpejt të Reformës Zgjedhore kusht për vijimin e negociatave me BE-në.

Po ashtu deputetja shtoi se kanë rënë dakord me “forumet politike dhe në Këshillin Politik se është një çështje që kërkon konsensus dhe debat të gjerë dhe nuk do të mundemi dot ta realizonin brenda kohës kur kërkohet që të përmbushet dhe detyrimi ynë për të përfunduar të gjitha amendimet ligjore sa i takon Reformës Zgjedhore, dhe vetë komisioni ka pas vendosur që të dyja çështjet të diskutohen në faza të ndryshme.”

“Nuk ka pasur një propozim specifik për ndryshimin e sistemit. Ne kemi qendrime të sakta nga partnerët ndërkombëtarë sesi duhet të ecë para Reforma Zgjedhore dhe jemi treguar të gatshëm që në fillim për të vijuar Reformën Zgjedhore.

Sa i takon pjesës së sistemit zgjedhor ku ne kemi propozime nga disa kolegë të opozitës parlamentare dua t’ju them se çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor është një çështje që kërkon kohë dhe konsensus, ndërkohë që ne si aktorë të politikës kemi nje prej detyrave themelore sa i takon procesit të Intergimit në BE përfundimin sa më shpejt të Reformës Zgjedhore kusht për vijimin e negociatave me BE-në.

Në këto kushte ato që ne duhet të plotësojmë kanë të bëjnë me adresimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR në draftet e ndryshimeve ligjore të Kodit Zgjedhore. Çështja e sistemit, kemi rënë dakord edhe në forumet politike dhe në Këshillin Politik se është një çështje që kërkon konsensus dhe debat të gjerë dhe nuk do të mundemi dot ta realizonin brenda kohës kur kërkohet që të përmbushet dhe detyrimi ynë për të përfunduar të gjitha amendimet ligjore sa i takon Refromës Zgjedhore, dhe vetë komisioni ka pas vendosur që të dyja çështjet të diskutohen në faza të ndryshme.

Në fillim të referohemi tek çështja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në ndryshimet ligjore sa i takon kodit zgjedhore. Jemi të hapur për diskutime të tjera, për propozime konkrete por që duhet menduar mirë dhe duhet të kenë një konsensur të gjerë politik. Po ashtu dhe konsultime me partnerët tonë komëbtar.

Ne si maxhorancë kemi qenë gjithmonë të hapur dhe prioitet është të mbyllet Reforma Zgjedhore. Sot jemi shpres plotë të paktën nga deklaratat e opozitës jashtë paralmentare që ta përmbyllim brenda qershorit duke përfshirë dhe miratimin dhe rënien dakord për të gjitha pikat që kanë rekomanduar OSBE-ODIHR.”- tha Ferhati.

Sa i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi, Ferhati tha se ka pasur vonesa që janë shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, ndërkohë që propozimet e presidentit të Republikës me pika, vijnë në një formë të çuditshme.

“Sa i takon zbaton Reformës në Drejtësi sfidat nuk kanë qenë të pakta, probleme ka pasur vonesa janë shkaktuar nga faktorë të ndryshëm dhe në fakt gjithë situata e fundit me pakte të ndryshme prej 11 pikash, me propozimet e presidentit të Republikës, të cilat vijnë në një formë të çuditshme, janë meraqe që nuk janë vetëm të faktorit ndërkombëtar që e ka Reformën në Drejtësi pikë shumë të rëndësishme për procesin intergues të vendit, por edhe për të gjithë ata në Shqipëri që janë faktorë të politikës, por edhe për qytetarët që besojnë tek Reforma në Drejtësi pavarësisht sfidave që ajo ka.”- tha Ferhati.(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *