Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministri “delegon” kompetencat për hapjen e sezonit turistik, ja kush e vendos

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka folur sot mbi masat që po merr qeveria në lidhje me sektorin e turizmit në këtë kohë pandemie si dhe planet për sezonin turistik që po afron.

Ai u shpreh se i takon mjekëve që të vendosin se kur mund të hapen plazhet dhe sesi do të funksionojë në mënyrë që të mos ketë rrezik për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Kjo ditë shënonte hapjen e sitës së plazhit, do duhet të ishin plazhet plot, por pandemia na ka vënë në rrezik dhe them që prioritet është jeta e njerëzve, pastaj teknikat dhe politikat, për hapjen më shumë a më pak do e vendosin doktorët. Ka ardhur koha të mendojmë për turizmin, kemi filluar të bëjmë një strategji. Ka nevojë që të mbështetet turizmi duke bërë pushime brenda kufijve.

Ajo që do punojmë me Ministrinë e Shëndetësisë  janë parimet e Organizatës Botërore të Turizmit por dhe me dakordësim me partnerët e rajonit, po përgatisim rregullat për distancimin social edhe në zonat e plazhit, po përgatisim edhe opinionin që dhe këtë vit plazhi nuk mund të jetë si në 2019,  do jetë gjithçka më e reduktuar. Por ne shpresojmë që do të kemi mundësi që sezoni të ketë turizëm”.

Sa i takon të ardhurave që turizmi pret të përfitojë, Klosi thotë se ky vit nuk do t’i kapë dot shifrat e një viti më parë, por do të shihet mundësia për të shfrytëzuar këto kapacitete që kemi për të kaluar madje edhe disa nga vendet e rajonit që kanë struktura mjaft të mira hoteliere.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close