Trajneri gjerman, Jurgen Klopp kritikoi ishte i pari që kritkoi arbitrin Szymon Marciniak, pasi shpresat e Liverpool-it për kualifikim më tej në Ligën e Kampionëve u lanë varur për ndeshjen e fundit në grup. Mundësitë janë të pakta për këtë tashmë, pas humbjes 2-1 të së mërkurës ndaj PSG në Paris.
“Reds” duhet të mundin Napolin në “Anfield”, me dy gola më shumë se italianët, në ndeshjen “finale” të Grupit C, për t’u kualifikuar në fazat me eliminim direkt të këtij kompeticioni. Jurgen Klopp u shfaq i zemëruar në intervistën pas ndeshjes, duke kritikuar performancën e arbitrave.
“Kryesori polak dha gjashtë kartonë të verdhë për Liverpool dhe dy të tillë për PSG. Njëri prej tyre, për gabimin e Marco Veratti ndaj Joe Gomez, sipas trajnerit të Liverpool duhej të kishte qenë i kuq”, tha Klopp për “Viasport Fotball”. “Unë mendoj se sonte na kanë detyruar të dukemi si vrasës. Kemi shumë kartonë të verdhë dhe ishim shumë pranë një kartoni të kuq”.
“PSG shënoi dy gola dhe ne vetëm një, kështu që është faji ynë. Ishte një karton i kuq, sipas meje, i qartë ndaj Veratti. E pashë shumë mirë dhe me siguri nuk ishte i njëjti karton me ngjyrë, si 500 që morëm sonte”.
Pavarësisht nga zemërimi i tij, Klopp thotë se Liverpool do të arrijë në fazat me eliminim direkt, duke mposhtur ndeshjen e fundit në grup Napolin: Kundërshtari italian është mjaft i fortë. Ne duhet të fitojmë me dy gola, çka nuk është një punë e lehtë. Sidoqoftë, do ta kemi “Anfield” në mbështetje dhe ende besojmë”, përfundoi ai.