Një 32-vjeçar i identifikuar si Klodjan Troci ka rënë në prangat e pòlicisë së Tiranës, pasi dyshiohet se shpërndante drogë në disa zona të kryeqytetit.
Árrestimi i tij, sipas pòlicisë u bë në kuadër të operacionit pòlicor të koduar “Befasia”, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me precedent të mëparshëm penal vijonte të ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e narkotikëve, kryesisht në Kombinat dhe në zonën e Tiranës së Re, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Pa tri javë hetimesh, nisur dhe nga informacioni i marrë se ky shtetas në vendin e quajtur “Qytet i nxënësve” po qarkullonte me biçikletë dhe mund të kishte me vete lëndë narkotike dhe ármë zjarri, kanë zhvilluar operacionin pòlicor “Befasia”. Gjatë kontrollit, shtetasit K. T., në çantën që mbante në dorë, Pòlicia i gjeti një ármë zjarri pistoletë me silenciator.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Pòlicia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi fishekësh luftarak. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Ármëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.