Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Plazh në kohë kóronavirusi, eksperti Muço: Po diskutohet që një çadër të shkojë në 50 euro, çfarë mund të bëjë qeveria

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço ka treguar se pándemia e kóronavirusit ka ndikuar seriozisht tek turizmi duke e góditur réndë dhe po diskutohet që një çadër plazhi në disa zona të Shqipërisë të jetë 50 euro. Në një intervistë për “Fax News”, Muço tha se e vetmja gjë që mund të bëjë qeveria është të gjejë një zgjidhje për lehtësimet fiskale pasi këto çmime janë të papërballueshme për shqiptarët.

Kjo rritje vjen sepse turizmi do të fillojë më vonë se vitet e kaluara dhe do të mungojnë turistët e huaj, të cilët ndikojnë në rritjen e ekonomisë.

“Turizmi do të jetë vërtetë sektori më i prekur, por për momentin, ajo që mund të bëjë qeveria është vetëm subvencioni. Aplikimi i masave, ruajtja e distancave, mbyllja e sistemit dhe hapja e tij e dëmtojnë turizmin por dhe në këto momente, nëse do të ruajmë distancat dhe do të ruajmë çfarë është diskutuar nga Ministria e Turizmit, i bie që kostot e turizmit shqiptar do të jenë shumë të larta. Diskutohet që një çadër të shkojë në disa zona të Shqipërisë deri në 50 euro, gjë që konsumatori apo turisti shqiptar e ka të papërballueshme këto çmime.

Në të tilla kushte, duke nisur nga fakti që një pjesë e mirë e turistëve të huaj që kishin prenotuar për në Shqipëri, nuk do të vijnë atëherë, i vetmi që mund të stimulojë kërkesën në sektorin turistik janë turistët shqiptarë. Qeveria mund të gjejë një zgjidhje përsa i përket lehtësimeve fiskale duke bërë një marrëveshje me shoqatat turistike me qëllim që të ruajë çmimet që të mos rriten në mënyrë të ndjeshme. Sigurisht që kostot do rriten duke larguar distancat apo duke ruajtur distancat ndërmjet individëve, por nuk duhet të kalojë disa limite sepse ndryshe turizmi do të démtohet më shumë nga sa e ka parashikuar Organizata Botërore e Turizmit”, tha Muço.(A.M/Faxweb.al)

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *