Ky është momenti i arrestimit të shtatasit Kliti Leka, i cili ekzekutoi mëngjesin e sotëm biznesmenin Niko Goro në Himarë, dhe la të plagosur dhe motrën e këtioj të fundit. Siç shihet dhe nga pamjet, Lika shfaqet i qetë teksa policia i ka vendosur prangat.
Fax ëeb mëson se Kliti Leka i ka dhënë një tokë për ndërtim pallati ndërtuesit Niko Goro, por autori dhe viktima nuk janë zënë për përqindjen e ndarjes. Pas arrestimit nga policia të 53-vjeçarit, pak pas ngjarjes së rëndë, ai ka deklaruar se e vrau Goron pasi i kishte para borxh.
Mësohet se Kliti Leka deklaroi në momentin e parë të arrestimit nga policia se i kishte shitur tokën biznesmenit Goro, por sipas tij, ai nuk i kishte dhënë paratë. “Më kishte paratë borxh, i kam dhene tokën. Më gënjeu”.
Niko Goro është qëlluar me 6 plumba dhe më një plumb është plagosur në këmbë edhe motra e tij Eftiqi Qesko e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përveç armës kallashnikov me të cilën kreu vrasjen, Kliti Lekës i është gjetur në makinën e tij edhe një pistoletë e cila është sekuestruar gjithashtu. Mbrëmjen e djeshme atuori është parë gjatë mbrëmjes në Himarë.
(E.K/Faxweb.al)