Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Klima e tensionuar për Gjykatën Kushtetuese, zbulohet takimi i rradhës i Metës në Presidencë

Ilir Meta do të pres në zyrën e tij në orën 18:00, ish-Presidentin Bamir Topi për të diskutuar për krizën e tensionuar për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për krizën e thellë ku ndodhet vendi.

Ditën e sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkojë prokurorin dhe anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin. Shkarkimi i Muçit, do të hap sërish një vakancë tjetër për Gjykatën Kushtetuese, e cila sot ka vetëm katër anëtar.

Presidenti Meta ka zhvilluar ditët e fundit një seri takimesh me opozitën dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit, me qëllim dhënien fund të krizës politike në të cilën ndodhet vendi prej afro një viti.

Meta ka zhvilluar takim me opozitën dhe kryetarin e PD-së Lulzim Bashës, si edhe me ish-presidentin Rexhep Medani. Ndërsa paraditen e djeshme, Meta u takua mes ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjithashtu, presidenti pati edhe një takim me kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi, si edhe me Shoqërinë Cilive.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *