Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Klienti im ka qenë në drejtim të rregullt të mjetit”, avokati i 36-vjeçarit: Vendimi i padrejtë, ai është traumatizuar

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’ për Etojn Lazrin, 31 vjeç, ndërsa për Edmond Muratin, 36 vjeç ”arrest me burg” me afat 30 ditor, pas aksidentit tragjik që u mori jetën 2 personave në Tiranë, 3 ditë më parë. Etjon Lazrit do ti komunikohet masa e sigurisë në spital, pasi ndodhet për tu mjekuar pas dëmtimeve që pësoi nga aksidenti.

Avokati i Edmond Muratit në një komunikim me mediat u shpreh se klienti i tij po mbahet padrejtësisht, pasi ka qenë në drejtim të rregullt të mjetit.

“Në lidhje me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, lidhur dhe me qendrimin tonë kemi shprehur mënyrën dhe mekanizmin tonë në lidhje me ngjarje që ndodhi me datën 2 janar. E vërteta është se klienti ka qenë në drejtim të rregullt të mjetit.  Është përplasur nga mjeti Volsvagen, edhe me vendimin e gjykatës nuk jemi dakord nuk janë as kushtet as kriteret e ligjit. Mbahet padrejtësisht. Ai ëshët i tramutaziuar dhe nga lajmi që dy persona kanë humbur jetën. Për mjetin që drejtonte Edmon Murati ka qenë në korsinë e lejuar.”- u shpreh avokati.

Kujtojmë se Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Porcelanit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.


(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *