Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Klientët i bëjnë gjëmën pronarit të hotelit, nxjerrin foton në Facebook duke pirë birra: Çfarë bllokimi!!

Një hotel në Angli ka humbur licencen e lokalit pasi një grup burrash që pinin alkool publikuan disa foto në Facebook me mbishkrimin: “Çfarë bllokimi!”, të cilatu shpërndanë menjëherë në rrjet.

Në to shihen disa burra të shtrirë në kolltuk dhe tavolina e mbushur me gota bosh, një mbrëmje totalisht e paligjshme, ku Britania kishte vetëm 2 javë që kishte bllokuar vendin nga pandemia e koronavirusit.

Këta burra kanë thyer dy herë ligjin sepse përveç faktit që nuk lejoheshin grumbullimet, ata kanë konsumuar dhe duhan i cili është i ndaluar në ambientet e brendshme që në vitin 2007.

Zyrtarët nisën hetimet direkt pasi panë imazhet në Facebook dhe pronari i hotelit Russell Sparks shprehet i penduar për këtë veprim. Në këtë mbrëmje ku burrat po konsumonin alkool ka munguar distanca sociale, maskat dhe çdo sjellje e tyre ishte e papërgjegjshme.

Pronari i hotelit u shpreh i penduar dhe pranoi gabimin, por sipas oficerëve të policisë kjo sjellje ishte një mosrespektim i qartë i urdhrit të mbylljes, masave të distancës sociale dhe demonstroi një mungesë të menaxhimit dhe kontrollit mbi këto ambiente.

Autoritetet i kanë hequr licencen e lokalit dhe hoteli ka vetëm 21 ditë për të apeluar kundër vendimit nga Këshilli i Rrethit Skegness.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *