AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

KLGJ pranon kërkesën e Gjin Gjonit për dorëheqje

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e gjyqtarit Gjin Gjoni për dorëheqje.

Kujtojmë se kërkesa ka qenë dërguar nga vetë ky i fundit. Gjin Gjoni prej rreth një viti kishte marrë leje prindërore e cila ishte miratuar nga ish- Këshilli i Lartë i D-rejtësisë. Kolegji Zgjedhor tashmë mbetet me 6 gjyqtarë nga 7 që kishte.

Gjoni është një nga figurat e drejtësisë më të përfolura në vend për pasurinë e tij.

Kujtojmë se Tetorin e kaluar, duke iu referuar rastit të gjykatësit Gjin Gjoni, i cili mori leje para se t’i nënshtrohej Vetingut, për tu gjendur pranë bashkëshortes së tij shtatzanë, zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Daniel Koski  u shpreh: “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.” (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *