Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

KLGJ merr goditje nga Apeli Administrativ, urdhër të emërohet si gjyqtar Florin Demollari

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë një goditje nga Gjykata e Apelit Administrativ lidhur me çështjen e magjistratit Florin Demollari. Ky i fundit u skualifikua nga drejtësia me vendim të KLGJ, pasi iu gjetën probleme me pasurinë.

Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në 2019 dhe përpara se të emërohej magjistrat, iu nënshtrua filtrave të KLGJ, por rezultoi me probleme. Në këtë mënyrë, KLGJ vendosi gjatë mbledhjes së mbajtur në 12 nëntor që të skualifikohet dhe nuk e emëroi atë si gjyqtar.

Florin Demollari iu drejtua Apelit të Administratives për ankimim dhe sipas informacioneve, gjykata i ka dhënë atij të drejtë. Gjykata ka rrëzuar vendimin e KLGJ dhe ka urdhëruar që të vijohen procedurat për emërimin e Demollarit si gjyqtar.

Mësohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk do të dorëzohet, por do të kundërshtojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

(M. I./ Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *