Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare Klement Qerimi, pedagog në Universitetin Politeknik ndërsa mësohet se prej ditësh po luftonte me koronavirusin.
Qerimi prej disa ditësh ndodhej në intubim në spitalin Covid. Ai ishte profesor inxhinierie në Universitetin Politeknik. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
Qerimi njihet edhe për pjesmarrje në ngjarje apo tubime që janë organizuar nga shoqëria civile, ndërsa ka qenë prezent në media për tërmetin dhe pasojat e tij që tronditën vendin nëntorin e kaluar.
Qerimi pati pësuar dëme të mëdha nga ana shëndetësore pas tërmetit të 26 nëntorit në hundë dhe në sy. Vetë lektori bënte të ditur se përveç dëmtimit të hundës rrezikon të humbasë shikimin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)