Pasi KLD rrëzoi dje kërkesën e ministres së Drejtësisë, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës, ka ardhur dhe reagimi I Etilda Gjonajt.
Ministrja e Drejtësisë në një konferencë për shtyp ka shpërthyer ndaj KLD-së duke thënë se dje ishte një ditë e zezë.
“E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD. KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në strukturë mbrojtëse të vetë gjyqtarëve. Me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi vendime si ato të djeshme do të mbeten si pjesë e zezë e historisë”, tha Gjonaj. (B.H/Faxweb)