Në një postim ne rrjetin e tij social Facebook Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi shprehet i indinjuar për shkatërrimin e qindra fidanëve të mbjella nga Bashkia në aksin rrugor Cërrnicë –Bujan.
Në postimin e tij ai i bën thirrje organeve ligjzbatuese të identifikojnë personat që kanë shkaktuar këtë masakër ndaj mjedisit dhe se ai dhe stafi i tij nuk pengohet nga veprime të tilla për ta bërë punën siç duhet.
Postimi i plotë:
E paprecedent!! Qindra fidane bliri të mbjella nga Bashkia Tropojë në aksin rrugore Cërrnicë -Bujan janë shkatërruar. Fuqia e paaftësis për tu faktorizuar nuk është argument ky kategorizëm njerzish toksik që shkaktojnë masakra të tilla meriton neveri.
Apeloj organet ligjëzbatuese të identifikojnë urgjent këta tipa me zakonin e shkatërrimit gjithashtu kërkoj mbeshtetjen e komunitetit pasi ruajtja,dhe kujdesi për mjedisin është detyrim moral i të gjithve. Kjo sjellje harbute,nuk do mbetet pa u ndëshkuar.
Veprime të tilla nuk do jene aspak penges as për mua,as stafin time që të punojmë për Tropojën që duam dhe duhet.
(E.D)