AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Kjo mjafton për ti dhënë fund këtij debati”, deputeti zbulon mendimin e Xhorxh Bush për kufijtë e Kosovës

Në një kohë që çështja e korigjimit të kufijve të Kosovës  është e mbushur me polemika, kreu i krupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook.
Vasili duke iu referuar ish presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush shkruan se kufijtë e Kosovës janë shumë te qartë.
“SHBA si kontribuesit themelore te pavaresise se Kosoves kane qene historikisht shume te qarte dhe te prere per kufijte.
Kjo mjafton per ti dhene fund ketij debati veror”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë

Xhorxh Bush deklaronte prere qe s’ka asnje ekuivok per kufijte e Kosoves!!

Ne 27 shkurt 2008 Presidenti i SHBA Xhorxh Bush deklaronte prere se kufijte e Kosoves jane shume te qarte.
Ja se cfare deklaronte:

“Shtetet e Bashkuara besojnë në shoqëritë e lira dhe besojnë se zgjidhja aktuale për Kosovën do të çojë drejt paqes. Nuk janë vendosur kufijë të rinj. Përmbledhtaz, kufijtë e Kosovës kanë qenë të përcaktuar shumë qartë. Lloji i qeverisjes ka ndryshuar tashmë në Kosovë,si pjesë e planit Ahtisaari ne presim që Kosova e pavarur të respektojë të drejtat e pakicave brenda kufijve të tyre. Në këtë kuptim qëndrimi ynë është i qartë.”

SHBA ka qene shume te qarte dhe nuk i kane vene kurre ne diskutim kufijte e Kosoves.
Diskutimi i kufijve edhe vetem si debat eshte i demshem dhe i gabuar,ndersa si veprim krejtesisht i pamundur.
SHBA si kontribuesit themelore te pavaresise se Kosoves kane qene historikisht shume te qarte dhe te prere per kufijte.
Kjo mjafton per ti dhene fund ketij debati veror.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.