Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Kjo krijesë pa atdhe s’mund të jetë më kryeministër”, Ngjela: Rama po mbron pushtetin duke shitur Kosovën

Avokati Spartak Ngjela shpërtheu në akuza shumë të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Duke komentuar takimin e minishengenit në Tiranë, i cili është kundërshtuar shumë, Ngjela tha se me këtë lëvizje Rama po kërkon ndihmën e Beogradit për të mbrojtur pushtetin e tij.

Në “Facebook”, avokati e quajti Ramën krijesë pa atdhe që nuk mund të drejtojë më vendin sepse po kërkon të shesë Kosovën.

“Dhe tjetra: urrejtja që po tregon opinioni publik i Kosovës kundër tradhëtisë antishqiptare të Edi Ramës, nuk mund ta lejojë më këtë krijesë pa atdhe që të vijojë të jetë kryeministër i Shqipërisë. Siç duket jemi në të njëjtin regjistër politik: Ahmet Zogu dhunoi Shqipërinë iluministe me hordhitë serbo-ruse, erdhi në pushtet me ta, dhe shiti Kosovën; Enver Hoxha erdhi në pushtet si pjellë jugosllave duke tradhëtuar patriotizmin nacionalist kosovar; kurse Edi Rama po kërkon që, po me Beogradin, të garantojë pushtetin e tij korruptiv duke shitur edhe ky çështjen e Kosovës”, tha Spartak Ngjela.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Pas skandalit antishqiptar në bashkëpunim misterioz me vrasësit serbë të shqiptarëve, Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministri i Shqipërisë. Qëndresa e politikës kosovare dhe vetë qëndresa e opinionit publik kosovar, kundër Edi Ramës, mund ta shpëtojnë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor nga një kryeministër antikombëtar.

Nëse Partia Socialiste e ka lëshuar këtë birbo që me politikë antishqiptare të shpëtojë dhjetë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, gabohet, sepse as Rama e as ata të dhjetë nuk kanë shpëtim. Degradimi i një kryeministri të trembur që kërkon të shkatërrojë shtetin shqiptar, duhet neutralizuar menjëherë. Nëse Partia Socialiste nuk e kupton këtë, do të dëmtohet shumë rëndë.

Dhe tjetra: urrejtja që po tregon opinioni publik i Kosovës kundër tradhëtisë antishqiptare të Edi Ramës, nuk mund ta lejojë më këtë krijesë pa atdhe që të vijojë të jetë kryeministër i Shqipërisë. Siç duket jemi në të njëjtin regjistër politik: Ahmet Zogu dhunoi Shqipërinë iluministe me hordhitë serbo-ruse, erdhi në pushtet me ta, dhe shiti Kosovën; Enver Hoxha erdhi në pushtet si pjellë jugosllave duke tradhëtuar patriotizmin nacionalist kosovar; kurse Edi Rama po kërkon që, po me Beogradin, të garantojë pushtetin e tij korruptiv duke shitur edhe ky çështjen e Kosovës.

Por tani ka dështuar: politika e Kosovës e kapi dredhinë e tij, dhe sigurisht që po e denoncon. A mund të rrijë kryeministër i Shqipërisë një person i cili është shpallur nga kosovarët armik i Kosovës? Por, nëse ata dy të parët, Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, shqiptarët nuk i kapën dot, këtë të fundit duhet ta kapin si një copë rreckë e ta flakin në duart e drejtësisë.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close