AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

“Kjo është pyetja e 15-të që më është bërë sot? Për çfarë interesohen gazetarët në Shqipëri tek kreu i UEFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, po zhvillon një konferencë për shtyp, pak para ndeshjes Shqipëri-Francë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Ceferin është pyetur nga gazetarët, siç tha ai për herë të 15-të, nëse do të zhvillohet në 2022 një finale Europiane.

Në Shqipëri janë rregulluar 2 stadiumi, ndërkohë që është bërë dhe një stadium e ri. Cili është projekti i radhës. A mund të na bëni ju premtimin që në 2022 do të organizojmë një finale Europiane.

Me sa di unë, kemi projekte të financuar. Projekti i ardhshëm është stadiumi i Kukësit. Kjo është pyetja e 15 që më është bërë sot për zhvillimin e finales Europiane. Unë si presidenti i UEFA-s nuk mund të jap premtime. Procesi është transparent. Shqipëria e ka shansin për të pritur një finale Europiane. Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që të jepja premtime.

Mediat italiane e kanë cilësuar stadiumin si “Uembin e Ballkanit”, por ju çfarë komenti kini?

Unë do të thoja që është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Mund të jetë një nga stadiumet më të rëndësishme në rajon. Nuk do ta krahasoja me Uemblin, sepse nuk ka pikë krahasimi. Krahasimet janë të ndryshme në konkekst dhe rrethana.

Racizmi në futboll… 

UEFA nuk është një qeveri e një shteti, nuk mund të fusë njerëz në burg. Ne kemi një politikë zero ndaj racizmit. Pa mbështetjen e qeverive dhe të shteteve, është e vështirë të luftohen idiotët që shprehin ideologjinë e tyre në stadiume. Për fat të keq, ka kore të këtyre grupimeve.

Shumë njerëz janë të apasionuar me futbollin, dhe këta njerëz shfrytëzojnë stadiumet për të shprehur ideologjinë e tyre. Duhet të bashkëpunojmë më fort me qeveritë e shteteve.

Këto gjëra nuk ndodhin vetëm në vendet lindore. I kemi parë në Itali, në Angli, dhe e gjithë Europa është e frikësuar. Edhe unë vetë, fëmijët e mi nuk e kuptojnë diçka të tillë. Duhet të theksoj, se puna më e mirë që mund të bëhet, është duke edukuar brezat e ardhshëm.

A janë gati qytetet që do të presin Europianin 2020? Dhe tifozët kanë ndjerë rreziqe për të mos shkuar atje, a mund të garantoni qetësinë e tyre? 

Të gjithë stadiumet janë gati. Më herët inaugruam stadiumin në Budabest. Jemi të sigurt për këtë. Sa i përket tifozëve, formati është ndryshe, dhe udhëtimi për disa do jetë i gjatë, për disa jo. Çdo tifoz do jetë i lirë të shkojë në çdo stadium. Më pas, për të udhëtuar në Azebajxhan, dikush nga Franca, do jetë udhëtim i gjatë.

Formati i kompeticionit është sfidues, por nga ana tjetër është miqësor, dhe të tregojmë se jemi të bashkuar, po ashtu si futbolli. Besoj se do jetë një Europian fantastik. Ne do kemi problemet më të mëdha, si organizatorë. Disa vende duan vizë, monedha të ndryshme. Do jetë një punë e madhe. Deri në qershor 2019, kemi shitur 3 milionë bileta. Por, kur askush nuk e dinte se kush ishte kualifikuar, dhe ne morën 19 milionë kërkesa për bileta. Besoj se tifozët do jenë në stadiume.

(M.Q/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *